Transmetuar më 21-04-2014, 09:10

Sarandë, 21 prill 2014, NOA.al- Policia e Sarandës ka sekuestruar 20 kilogram marijuanë.

Gjatë këtij operacioni policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Andon Mehmeti.

Sipas policisë ndalimi i këtij shtetasi u bë nga policia kufitare e Qafë Botës, e cila pas një kontrolli të imtësishëm në makinën e tij  gjeti të fshehur sasinë e lëndës narkotike.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit