Transmetuar më 21-04-2014, 08:54






Kylie Minogue është shprehur se është një femër romantike, por për momentin është shumë e zënë dhe nuk ka aspak kohë për dashurinë.
Këngëtarja 45-vjeçare është ndarë kohët e fundit nga modeli spanjoll Andres Velencoso pas një lidhjeje 5-vjeçare, por ka pranuar se nuk i ka shkëputur tërësisht lidhjet me të.
“Tani jam beqare. Më ka kaluar trishtimi dhe nuk qaj më. Ishte një ndarje e butë mes nesh dhe mbajmë ende kontaktet”, tha Minogue për ‘Sunday Style’.
Minogue aktualisht është e zënë me ‘The Voice of Australia’ dhe gjithashtu po përgatitet për një tur botëror me koncerte që do të nisë në muajin shtator. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





