
Malajzi, 20 prill 2014, NOA.al- Kërkimet për fluturimin MH370 të “Malaysia Airlines” kanë hyrë në ditën e 44. Autoritetet australiane kanë bërë të ditur se kërkimet nën det mund të përfundojnë brenda javës që po vjen.
Edhe pas dy muajsh, ende nuk ka shenja të mëdha që mund të dërgojnë në ato që do të mund të konsideroheshin si mbetje të aeroplanit.
Shumë aeroplanë ushtarakë dhe anije po marrin pjesë në kërkime. Që prej kontaktit me “kutinë e zezë” të aeroplanit, nuk është vërejtur më ndonjë shenjë tjetër derisa qeveria malajziane, ka bërë thirrje për lutje në mbarë botën që procesi i kërkimit të aeroplanit të jetë i suksesshëm. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





