Transmetuar më 20-04-2014, 17:08

Kosovë, 20 prill 2014, NOA.al- Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj nuk dyshon në suksesin që ky subjekt politik do të arrijë në Prizren. Ai tha se Nisma për Kosovën do të jetë partia e parë politike në Prizren. “Nisma do të jetë subjekti i parë politik në qytetin e Prizrenit”, tha Limaj.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në takimin e Forumit të Gruas në Prizren. Ai ftoi të gjitha gratë e këtij qytetit, që të masivizohen për të ndryshuar gjendjen e rëndë në Prizren dhe Kosovë.

“Nevoja për ndryshime është e madhe në Prizren, prandaj punoni në mënyrë masive për të ndryshuar këtë gjendje”, u ka thënë Limaj grave të Prizrenit. Sipas tij, qyteti i Prizrenit deri më tash nuk është qeverisur.

“Ky qytet vetëm është keqtrajtuar, prandaj ka ardhur koha për ndryshime”.

Limaj tha se për 15 vjet partitë politike nuk kanë arritur të nxjerrin një kandidate për kryetar të Prizrenit.

“Kjo tregon se në çfarë gjendje është gruaja në këtë qytet”.

“Prizreni sot nuk e ka një aktivitet të gruas. Ju thërrasin vetëm për 8 Mars dhe në aktivitetet elektorale…”, tha ai. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit