Transmetuar më 20-04-2014, 14:50

Egjipt, 20 prill 2014, NOA.al- Dy policë në Egjipt janë vrarë nga një sulm i personave të armatosur në një rrugë ndërmjet Kajros dhe Suezit.
Ministria e Jashtme e Egjiptit ka njoftuar se sulmi kishte ndodhur dje. Ky është sulmi i dytë kundër policëve të Egjiptit gjatë këtyre ditëve.
Sulmet kundër forcave të sigurisë janë shtuar pasi forcat e armatosura të Egjiptit përmbysën presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhammad Morsi, në muajin korrik të vitit të kaluar. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





