Transmetuar më 20-04-2014, 14:32

Ukrainë, 20 prill 2014, NOA.al-  Katër vetë janë vrarë me armë nga një konflikt në qytetin Sllovjansk, në pjesën lindore të Ukrainës.

Televizioni shtetëror i Rusisë, “Rossia 24”, ka raportuar sot se persona të armatosur kanë sulmuar një postbllok prorus, në periferi të Sllovjanskit, dhe se në mesin e të vrarëve ka pasur separatistë prorusë dhe persona të armatosur.

Qyteti Sllovjansk, që gjendet 100 kilometra në veri të kryeqytetit rajonal, Donjeck, në masë të madhe është nën kontrollin e separatistëve prorusë, të cilët së pari e patën okupuar selinë e policisë e pastaj edhe ndërtesën e administratës së qytetit.

Separatistët prorusë në Sllovjansk u kanë marrë disa makina ushtarake të Ukrainës nga qyteti i afërt Krematorsk.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit