Transmetuar më 20-04-2014, 13:23

Pjesa më e madhe e femrave dhe meshkujve vuajnë nga kilet e tepërta, e veçanërisht nga ato në zonën e barkut. Askush nuk i preferon, por ja që i ka! Një recetë shumë e fuqishme, e cila quhet “Ujë Sas” ju ndihmon të hiqni qafe barkun në vetëm pak ditë.

Komponentët e kësaj recete, të cilët sigurojnë rënien në peshë dhe atë të barkut janë kastravecët, limonët dhe xhenxhefili.

Njëkohësisht, nenexhik ose siç njihet ndryshe, mëndërza, është një element i cili mund t’i shtohet kësaj recete, për të përmirësuar shëndetin dhe për të ndihmuar tretjen.

Ja cilët janë përbërësit:

–         2 litra ujë –          një lugë çaj xhenxhefil i grirë –         një kastravec i mesëm i prerë në feta –         një limon i mesëm i prerë në feta të holla –         12 gjethe nenexhik

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm në një enë qelqi dhe mbylleni hermetikisht atë. Më pas vendoseni në frigorifer enën në të cilën keni hedhur përzierien dhe mbajeni aty për një natë.

Përzierja këshillohet të konsumohet në vend të ujit, sa herë që keni etje gjatë ditës. Mirë është të pihet gjysmë ore para ngrënies së vakteve. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit