Transmetuar më 20-04-2014, 13:20

Lewis Hamilton firmosi fitoren e tretë radhazi këtë sezon, duke dominuar Çmimin e Madh të Kinës, duke arritur Niki Laudan në kuotën e 25 sukseseve në karrierë.

Në Lindjen e Largët, Mercedes diktoi edhe një herë duke firmosur dopietën e tretë sezonale me Nico Rosberg, që përfundoi në vendin e dytë dhe që mbetet në komandën e klasifikimit botëror të pilotëve me 79 pikë, 4 më tepër se shoku i tij i skuadrës.

Rikthehet në pod Ferrari me Fernando Alonson, që e mbylli në vendin e tretë pas një gare të luajtur në sulm, ndërsa ndjekin makinat e Red Bull, me Ricciardon që zuri vendin e katërt duke mundur kampionin e botës Vettel, i cili u rendit i pesti, ndërsa Kimi Raikkonen e mbylli në vendin e tetë.

Hamilton e nisi mirë dhe mbajti komandën duke menaxhuar sulmin e Vettel, ndërsa e nisën keq Ricciardo e Rosberg mes të cilëve u fut Massa.

Braziliani ishte më shumë entuziast seç duhet në manovër dhe përfundoi duke u përplasur me Ferrarin e Alonsos.

Kontakti ishte i ashpër, aq sa rrotat e Williams-it u ngritën, por të dyja makinat vazhduan garën pa pësuar dëme. Pavarësisht gjithçkaje Fernando mori pozicionin e tretë.

Degradimi i gomave ishte i menjëhershëm dhe pas 10 xhirove të para filluan pit stopet. Kampioni i botës e uli paraqitjen e tij duke i lejuar Rosberg t’i afrohej e madje ta parakalonte, Vettel u përpoq t’i përgjigjej me grinte në kthesat pasardhëse, por nuk mundi të bënte asgjë ndaj Mercedes-it që morri vendin e tretë.

Por telashet për Vettel nuk kishin mbaruar, pasi nga pas i erdhi dhe Ricciardo ndërsa skuadra i kërkoi të lejonte parakalimin e australianit.

Kampioni nuk pranoi të linte pozicionin dhe protestoi nëpërmjet radios, dhe atëherë Ricciardo gjeti hapësirën për t’i dalë përkrah dhe Vettel në atë moment nuk mundi të bënte asgjë më tepër. Rosberg rriti ritmin, duke u bërë i rrezikshëm pas shpatullave të Alonsos.

Ferrari shkoi parakohe në pit stop, ndërsa Nico përfitoi për të marrë vendin e dytë, Fernando u rikthye në pistë i katërti pas Ricciardos, ndërkohë u ndal dhe Vettel i dëshpëruar pasi pa të parakaloje edhe nga një Caterham.

Pit stopi i fundit ishte pa asnjë problem për Hamilton që hyri dhe doli duke qëndruar në mënyrë komode në krye të garës. U konkretizua në këtë mënyrë dopieta e tretë sezonale për njëvendëshet Gjermane.

Hamilton me këtë sukses markon nga afër Rosberg në sfidën botërore, Alonso ia doli t’i rezistonte sulmit të Red Bull-it duke arritur në finish me vetëm 1’’ 2 avantazh ndaj Ricciardos, ndërsa e mbylli më i shkëputur Vettel që parakaloi Hulkenberg, Bottas dhe Raikkonen në vendin e tetë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit