Transmetuar më 20-04-2014, 12:37

Ka disa vende në këtë planet, të cilat janë me rrezikshmëri të madhe për të kryer marrëdhënie seksuale. Klasifikimi shkon nga varka tek tualeti i avionit, duke vazhduar me diskotekën, pishinën dhe pastaj vjen radha e taksisë. Nëse e keni provuar nuk kemi ç’ju bëjmë, nëse jo mendoni para se të veproni!

Kinema Në vend të parë qendron kinemaja. Rreziku që vjen nga ky vend qendron tek bakteret, (stafilokoku) që mund të merren nga karriget e sallës së kinemasë, por edhe tek dyshemeja e saj, pasi është një vend shumë i frekuentuar nga njerëzit.

Makinë

Përveçse jeni në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor rrezikoni së tepërmi jetën tuaj. Studimet tregojnë se shumë çifte kanë bërë aksidente, pasi ishin të impenjuar në një raport seksual.

Natyrë Edhe në natyrë janë regjistruar një sërë ngjarjesh aspak të pëlqyeshme. Në vitin 1980 një çift u gjet i vdekur në Glacier National Park në Montana, pasi u sulmuan nga një ari.

Varkë Në qoftë se nuk keni një kabinë të përshtatshme, edhe në det ka rreziqet e veta. Të bësh seks në një varkë që lëviz dhe që nuk ka shumë hapësirë, përveç se kënaqësi mund të rrezikosh edhe të vjellat e të prishësh gjithçka. Të paktën provojeni teksa varka të jetë e ndaluar!

Avion Nuk ka vend tjetër përveçse në tualet. Rreziku qëndron tek mungesa e higjienës, deri tek koha e limituar, pasi dikush mund t’ju trokasë në derë për nevojat e tij. Pastaj të mos llogarisim ankthin nga turbulencat.

Taksi Është mirë ta provoni vetëm në ato raste kur vendet e pasagjerëve janë të ndarë me një kabinë me atë të shoferit. Por mos harroni që seksi në publik ndëshkohet rëndë në disa vende të botës.

Diskotekë

Është vendi perfekt për takime por edhe për seks të shpejtë në tualete. Por mos harroni që mund të kontaminoheni nga salmonella. Tualetet e grave janë 3 herë më shumë te rrezikshme, kijeni parasysh edhe këtë.

Pishinë Romantike? Jo, nëse duhet të mendoni për mikrobet që ju rrinë afër. Candida është aty dhe po ju pret.

Plazhi Përveç rreziqeve në vendet e tjera dijeni që edhe në rërën e plazhit qarkullojnë baktere të shumta, madje në të njëjtin nivel si në tualetet e lokaleve. Rreziku kryesor vjen nga bakteret e fekaleve./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit