Transmetuar më 20-04-2014, 11:43

Mëngjesi është një nga vaktet e rëndësishme të ditës, i cili ndikon së tepërmi në organizmin e njeriut, pasi duke filluar nga aty, motori i trupit merr vlerat e duhura ushqyese dhe vazhdon punën, për të përballuar orët e tjera të ditës.

Për të qenë energjikë deri në drekë, mëngjesi duhet të jetë edhe i shijshëm dhe i pasur me vlera ushqyese.

Sipas një studimi të fundit, të bërë në Itali, mëngjesi duhet të fillojë patjetër me një fetë bukë të lyer me diçka, e cila mund të jetë gjalpë ose reçel, e kombinuar me një filxhan qumësht dhe fruta. Kjo është një lloj formule, e cila favorizon ruajtjen e vëmendjes gjatë orëve të ditës.

Një endokrinolog në Universitetin e Milanos, pohon se mëngjesi duhet të balancojë në të njëjtën kohë nivelin e ngopjes me atë të energjisë.

Në të gjitha llojet e mëngjeseve, rekomandohet që të ketë disa elemente të përbashkëta: një gotë qumësht, fruta dhe drithëra. Nëse ato janë të kombinuara përherë, reagimi i trurit mbetet gjithmonë në nivelin e dëshiruar përgjatë gjithë ditës. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit