Transmetuar më 20-04-2014, 11:21

Ishulli Poveglia ndodhet në jug të gjirit të Venecias, përgjatë kanalit Orfano, në mes të lagunës së qetë dhe portit Malmocco. Ai ka dalë në shitje dhe do t’i jepet atij që ofron shumën më të mirë. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësit e shtetit Italian, i cili ka vendosur të nxjerrë në ankand ishullin e mijëra legjendave të frikshme.

Poveglia prej kohësh është një ishull i pabanuar dhe i mbyllur kundrejt turizmit, për shkak të erozionit, i cili po ngushton gjithmonë e më shumë hapësirën e ishullit. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Historikisht, kjo copë e vogël toke, e cila tashmë është lënë pas dore, ka pasur edhe ditët e saj të lavdisë, të cilat datojnë në vitin 800. ishulli njihet për “mbajtjen” e fantazmave dhe për të qarkullojnë shumë histori të frikshme, të cilat tregohen nga banorët e zonave përreth, përgjithësisht si të vërteta. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit