
Sarandë, 20 prill 2014, NOA.al- Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 26 kilogramë lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Në pranga kanë rënë dy 25 vjeçarë.
Ata janë kapur në flagrancë nga shërbimet kufitare rreth orës 20: të mbrëmjes së djeshme. Sipas bluve të Sarandës bëhet e ditur se lënda narkotike ishte duke u transportuar me një mjet të vogël lundrues nga Ksamili në drejtim të ishullit të Korfuzit në Greqi.
Të arrestuar janë Ervin Asim Daka, banues në Durrës dhe Fatjon Gani Delilaj banues në Ksamil të Sarandës, të dy 25 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën
penale "Trafikimi i narkotikëve" parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





