Transmetuar më 20-04-2014, 10:49

Gjirokastër, 20 prill 2014, NOA.al- Është vjedhur gjatë natës së sotme muzeu i ri i ndërtuar tek Kalaja, në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas të dhënave që jep policia e Gjirokastrës, janë vjedhur 11 armë të periudhës së mesjetës. Ato kanë qenë përkatësisht 4 pushkë, 4 pistoleta dhe 3 shpata.

Ende nuk dihet se si hajdutët kanë mundur të depërtojnë në brendësi të muzeut, pasi ndërtesa është e mbrojtur dhe mjaft e sigurt. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe specialistët e krimeve kundër trafiqeve, të cilët janë duke punuar për të zbardhur gjurmët e hajdutëve. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit