


Më poshtë do të gjeni fotot dhe skenat në të cilat aktori i njohur italian, Gabriel Garko shfaqet tërësisht i zhveshur, foto këto të realizuara nën rolin e Rodolfo Valentino.
Seritë e këtij seriali televiziv janë shfaqur ën Canale 5. Seriali tregon historinë e një dashnori latin, Rodolfo Valentino, i cili interpretohet nga seks simboli i fiction-it, Garko.
Kjo skenë lakuriqësie është ndaluar dhe nuk ka dalë në transmetim në Canale 5, duke krijuar kështu shumë polemika edhe në rrjetet sociale. Shumë nga fansat e aktorit, nga njëra anë, kanë kërkuar dhe dashur të shikojnë tërësisht të zhveshur aktorin e tyre të preferuar, ndërsa nga ana tjetër, vetë regjisori i Mediaset, Alessio Inturri, nuk i ka pranuar këto skena duke i quajtur joetike dhe ligjërisht të ndaluara. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





