Transmetuar më 20-04-2014, 00:28

Një pije energjike me bazë bimore e projektuar për t’i dhënë fuqi meshkujve në dhomën e gjumit është bllokuar nga tregu pasi shkaktonte probleme me ereksionin… që zgjaste më shumë seç duhet.

Pija e quajtur ‘MosKa’ ishte promovuar si një lëng natyral që përmbante substance tërësisht bimore por më vonë doli në dritë se ajo përmbante edhe një substancë fillimisht të paqartë:  Vardenafil, ose ndryshe Levitra (nje medikament teresisht i papershtatshem per njerëz qe vuajne nga zemra).

Si rezultat, disa meshkuj që e kishin konsumuar kishin përjetuar eksperienca të gjata ereksioni, që zgjasnin deri në 4 orë, çka mund të sjellë dëmtime serioze.

Pija rezultonte veçanërisht e rrezikshme për meshkujt me probleme të zemrës dhe tensionit. Fakti u pranua edhe tek faqja zyrtare e MosKa energy drink.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit