Transmetuar më 19-04-2014, 21:15

Një femër njëshekullore nga Tamworth në Britaninë e Madhe gati sa nuk pësoi shok kur mësoi se kishte festuar gabim ditëlindjen e saj gjatë 99 viteve të jetës.

Evelyn Frost mësoi ditën e saktë të lindjes për herë të parë, kur ishte në prag të 100 vjetorit të saj.

Gabimi ka dalë në pah kur Evelyn aplikoi për certifikatën e lindjes që ta regjistronte për letrën nga Mbretëresha.

Në vend që të shikonte datën e saktë të lindjes, 17 prill të vitit 1914, certifikata zbuloi se ditëlindja e saj e vërtetë ishte në 16 prill.

Kur bëri zbulimin, gruaja nuk mund ta besonte. Tani që iu desh ta festonte ditëlindjen në ditën e saktë, 100-vjeçarja tha se përjetoi një ndjesi të çuditshme.

Deniss, djali i saj u shpreh: “Ne donim t’i dërgonim një letër Mbretëreshës dhe duhej të gjenim ditëlindjen e saj online, sipas gjendjes civile. Kur zbuluam se ajo kishte lindur më datë 16 dhe jo 17 prill, siç ne të gjithë e dinim, u befasuam.”

Evelyn mbushi 100 vjeç ditën e enjte, më datë 17 të këtij muaji. /a.s/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit