Transmetuar më 19-04-2014, 21:00

Femra e cila mendohet se ka mjekrën më të gjatë në botë, plotë 11.5 inç është bashkuar në AMC’s Freakshow në sezonin e tij të dytë.

29 vjeçarja nga Las Vegasi, e njohur si Jessa The Bearded Lady, shprehet se një nga hobet e saj më të preferuara është të krehë mjekrën me xhinxhefill, kur ka kohë të lirë dhe kur nuk është duke ushqyer kafshët e saj, apo kur nuk është duke frikësuar popullatën.

Më 6 maj ajo do të debutojë në Freakshow, duke iu bashkuar kështu edhe banorëve të tjerë të çuditshëm të botës, të cilët marrin pjesë në këtë spektakël.

Ajo ka mjekër të kuqe dhe disa pjesë të trupit të mbuluara me tatuazhe. Në banesën e saj gjenden kafshë nga më të ndryshmet, duke nisur me minjtë, gjarprinjtë e zvarranikë të tjerë. Pra, jeta dhe veprimet e Jessa janë tamam ato të duhurat për tu bërë pjesë e këtij spektakli./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit