
Tiranë, 19 prill 29014, NOA.al- Ish kreu i shtetit, Sali Berisha, në një reagim të tijin në Facebook shprehet se gjatë 24 orëve ka pasur tre tritole, vrasje dhe maska, ndërkohë që kryeministri Rama kërkon edhe kompetencat e Presidentit.
“Në 24 orë kanë ndodhur; tritol në komisariatin në Fushë- Krujë, tritol në Durrës biznesmenit të njohur, tritol në Tiranë, drogë në të katër anët dhe Edi Rama kërkon dhe kompetencat e Presidentit. Ai e ka mendjen vetëm tek pushteti personal dhe përdorimi i tij për pasurim”, shprehet Berisha.
Ai shton se Rama, pasi dështoi totalisht në qeverisjen e tij dhe zhyti vendin në kaos dhe pasiguri, përpiqet me të gjitha mjetet, përfshirë këtu letrat idioteske të Tahirit, të shkruara nga vetë Rama, drejtuar presidentit për gjykatësit, të bindë shqiptarët se shkaku i tritoleve, vrasjeve të njëpasnjëshme, trafikut të drogës nga deti, toka dhe ajri nuk është ai dhe lidhjet e tij këmbë- krye me krimin.
“Shkaku i vërtetë sipas zërave të brendshëm qëndron në faktin se ai meriton dhe duhet të jetë vetë kryeministër, president dhe kryekreu i kësaj toke, pra vetë Enveri”, përfundon ish Kryeministri Berisha./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





