
Ky është horoskopi ditor për ditën e diel, 20 prill 2014 që Noa.al sjell për ju. Do t’i shikoni gjërat në një këndvështrim të ndryshëm nga ai që I keni parë deri më tani. Dita premton ide të reja krijuese dhe shumë prej tyre do t’ju nxjerrin shpesh nga situatat e sikletshme.
Dashi
Dita e sotme është për të pushuar. Nuk duhet të mbushni mendjen me ide të reja dhe ta bëni trurin të punojë më shumë se normalisht. Mundohuni të kaloni sa më shumë kohë me njerëzit që i njihni prej shumë kohësh dhe të mos përqendroheni tek miqtë e rinj, të cilëve iu keni kushtuar më shumë vëmendje seç duhet.
Demi
Do të vini vërdallë gjatë kësaj dite pa patur asnjë ide konkrete mbi atë çka doni të bëni. Do të jeni më shumë të përqendruar tek përfitimet personale dhe do të lini pas dore pjesën afektive. Ka shumë mundësi që partneri t’ju propozojë diçka të reja, e cila do t’ju pëlqejë së tepërmi.
Binjakët
Kjo është një ditë e favorshme për udhëtime të shkurtra, lojëra me fëmijët dhe kontakte me miqtë. Ndërkohë që bashkëveproni me të tjerët do të jetë shumë e vështirë për ju të përshtateni tërësisht, duke parë edhe mënyrën e kompostimit të të tjerëve. Mos merrni vendime të rëndësishme se mund të gaboni.
Gaforrja
Ndjeshmëria e tepërt nuk do të jetë e përshtatshme gjatë kësaj dite. Duhet të punoni më tepër me shefat tuaj për të forcuar pozitat në punë. Do të doni të ndiheni të lirë apo të riktheheni në fëmijërinë tuaj, por një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur.
Luani
Do ta lini të lirë subkoshiencën tuaj gjatë kësaj do të dhe do të jetë ajo që do t’ju drejtojë në gjithçka. Do të shikoni se si do të dalë në pah shpirti juaj luftarak dhe ana shoqërore njëkohësisht. Përpiquni të mos konfliktoheni me të tjerët, edhe pse në shumë raste do të keni të drejtë mbi disa çështje të nxehta.
Virgjëresha
Disa ngjarje të së kaluarës do të ndikojnë idetë tuaja gjatë kësaj dite dhe do të bëjnë të mundur që ju të qetësoheni dhe të shijoni idetë novative që do t’ju vijnë në mendje. Nuk duhet të merrni pjesë në vente publike me shumë njerëz. Trupi dhe mendja juaj nuk do ta përballojnë dot një ambient shumë të zhurmshëm.
Peshorja
Do t’ju jepet një mundësi e mirë për të pushuar. Mos e humbisni. Mund të vazhdoni të argëtoheni në mënyrën tuaj duke marrë kënaqësi që keni kohë që i keni harruar. Do t’ju jepet mundësia për të rinisur një marrëdhënie të humbur me dikë.
Akrepi
Kalojeni këtë ditë duke përforcuar pozitën tuaj karshi të tjerëve me të cilët jetoni. Mos shpenzoni para pafund. Mund të gjendeni bosh në fund të ditës. Mundohuni të pranoni idetë e reja të të tjerëve në punë.
Shigjetari
Shumë prej jush do të duan me çdo kusht të jenë në qendër të vëmendjes. Fatmirësisht, sot nuk do t’ju ndalojë askush për të qenë. Përfitoni nga mundësia e tërheqjes së vëmendjes dhe çdo marrëdhënie me palët e treta do të përmirësohet.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite, disa stuhi të vogla do të kthejnë humorin e zymtë rreth jush. Nëse keni dështuar në dashuri, nëpërmjet veprimeve tuaja rrezikoni të humbni edhe më tej. Nëse ende nuk e keni gjetur shpirtin binjak, kjo nuk do të jetë një nga ditët më të mira për ta gjetur.
Ujori
Gjatë pjesës së parë të ditës yjet favorizojnë liri të madhe veprimi. Shmangni iniciativat e reja energjetike, ato nuk do të japin rezultat të madh gjatë kësaj dite. Nëse nuk keni asgjë urgjente në axhendë, dedikojani këtë ditë vetes dhe nevojave tuaja natyrale.
Peshqit
Do të ndiheni disi të vetmuar gjatë orëve të para të ditës. Do të keni interes të madh për të mësuar se çfarë është duke ndodhur në rrjetin tuaj miqësor si dhe për ato që të tjerët thonë pas krahëve tuaj. Mbrëmja do të jetë harmonike. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





