
Bankieri 29 vjeçar, Jasvir Ram Ginday, është dënuar me 21 vite burg pasi vrau bashkëshorten e tij, në mënyrë që ajo të mos kuptonte dhe më pas tregonte për prirjet e tij homoseksuale.
Sipas BBC bëhet e ditur se ai sulmoi në banesën e tij Varkha Rani, e cila ishte bashkëshortja, me një tub të gjatë metali, të marrë nga fshesa me korrent.
Ngjarja nuk përfundon me kaq. Pas veprimit të rëndë, i cili shënoi kalimin e gruas në një gjendje të pavetëdijshme, Ginday e mbyti dhe e dogji trupin e saj në kopsht për të fshehur gjurmët.
Sipas gjykatësve, i akuzuari vuante nga “të qenët gay në një botë heteroseksuale”. Gjithashtu gjykatësi shtoi se Grinday duhet të vuajë fillimisht 21 vite burg dhe më pas mund të kërkojë liri me kusht.
Ginday ishte martuar me bashkëshorten e tij nga India në një ceremoni luksi me 700 të ftuar vitin e kaluar. Por ai i pati thënë një shoku se ishte i tërhequr nga meshkujt së paku që nga viti 2008.
Sipas burimeve policore, ai frekuentonte shpesh lokale homoseksualësh dhe kishte marrëdhënie me burra në kohën kur u fejua me bashkëshorten e tij 24-vjeçare. Gjashtë muaj pas dasmës, Varkha u bashkua me të në Britani, por martesa e tyre pati një fund tragjik. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





