Transmetuar më 19-04-2014, 15:18

Tiranë, 19 prill 2014, NOA.al- Në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë zëvendëskryeministri i Turqisë, Emrullah Isler, u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ku u theksua se bazuar në miqësinë e lidhjet tradicionale do të forcohen edhe më tej, në të ardhmen.

Duke i përcjellë përshëndetjet e Kryeminstrit Erdogan, Isler shprehu angazhim e mbështetje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Nga ana e tij Kryeministri Rama shprehu falenderime për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe e konsideroi sfidë materializimin e partneritetit, çka do të ndikojë edhe në rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare, kulturore, sociale, etj.

Në vijim të takimit u vlerësua si tepër i rëndësishëm dimensioni ekonomik i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në këtë kuadër, Zv/kryeministri Emrullah Isler theksoi se ekzistojnë potenciale të mëdha për të çuar më tej si marrëdhëniet tregtare, ashtu edhe investimet.

Në përfundim Isler e garantoi Ramën se qeveria turke do të mbështesë realizimin në Shqipëri të një seri projektesh infrastrukturore, në kuadër edhe të ruajtjes së trashëgimisë kulturore./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit