
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, vendi ynë do të karakterizohet nga moti i kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme paraqiten zonat malore të vendit. Mesdita do të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët në të gjithë vendin.
Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në zonat verilindore dhe juglindore duke lënë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash pjesën tjetër të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale por një rritje e lehtë e tyre parashikohet në vlerat maksimale.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të arrijë deri në 4 ballë.
Europa
Europa Juglindore dhe rajoni i Mesdheut do të ndodhen nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, për pasojë këto rajone do të dominohen nga vranësira, shira dhe herë pas here stuhi të forta ere. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të paraqiten ishujt britanike dhe një pjesë e qendrës së kontinentit por në këto rajone shirat do të jenë të përkohshëm.
Ndërsa, Europa jugperëndimore, Lindore, rajoni i balltikut dhe Europa Veriore do të dominohen nga moti i kthjellët./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





