
Është i njohur prej kohësh fakti se ushqimi i fast food nuk është aspak i shëndetshëm, por sipas një studimi kanadez të Universitetit të Toronto, thuhet se të jetosh pranë një dyqani fast food, zvogëlon mundësinë për të qenë të lumtur dhe për të shijuar.
Studimi zbuloi se të jetuarit në një zonë me densitet të lartë të dyqaneve fast food ka efekte të ndjeshme në aftësinë për të shijuar gjërat.
Në këtë linjë sqarohet se bëhet fjalë për një efekt psikologjik, i lidhur me atë që studiuesit e quajnë “kultura e padurueshmërisë”.
Në eksperimentet e kryera u zbulua se kush banonte në zona të domnuara nga fast food, i vlerësonin më pak panoramat natyrale, ashtu sikundër edhe meloditë e këndshme.
Nga ana e studiuesve u tha se aroma e fast food dhe frekuentimi i shpeshtë i tyre pengon në shijimin e gjërave dhe prodhon efekte negative lidhur me shijimin e ngjarjeve dhe situatave të kënaqshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





