Transmetuar më 19-04-2014, 13:12



Tori Spelling nuk është e gatshme që ti japë fund martesës së saj. Aktorja 40 vjeçare po kalon një periudhë të vështirë me të shoqin Dean McDermott, i cili ka pranuar se e ka tradhëtuar ndërsa qysh nga fillimi i vitit ndjek një qendër rehabilitimi për probleme personale.
Mediat amerikane shkruajnë se Tori dhe Dean, janë mirë bashkë sa që po mendojnë që të forcojnë raportin e tyre në mënyrë që të mos përfundojnë në divorc.
Kohëve të fundit Tori është dobësuar ndjeshëm, ndërsa thuhet se ka probleme me gjumin dhe oreksin për shkak të sasisë së madhe të kafesë dhe pijeve energjike që konsumon./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





