Transmetuar më 19-04-2014, 10:04

Një i afërm i besoi vajzën e tij me aftësi të kufizuara me moshë 14 vjeçare, ndërsa ajo lejoi që i dashuri i saj 59 vjeçar ta përdhunonte.

34 vjeçarja amerikane Holly Morrison nga Portland, Maine, lejoi që i dashuri i saj të abuzonte seksualisht me të afërmen e saj, e cila vuante nga zhvillimi i vonë mendor.

E pyetur nga policia gruaja pranoi çdo gjë. Pas abuzimeve të pësuara vajza shkoi në polici për të denoncuar abuzimin e pësuar nga Donald Cass, një burrë i martuar i cili kishte krijuar lidhje me Morrison.

34 vjeçarja u njoh me burrin në një lokal, ndërsa kaloi me të një fundjavë gjatë të cilës ndodhi edhe abuzimi seksual me vajzën.

Gruaja rrëfeu në polici se ka qenë e pranishme në tre raste të ndryshme të abuzimeve. Për rrjedhojë Cass u shpall fajtor dhe u dënua me 8 vjet burg, ndërsa ndaj gruas vijon procesi gjyqësor./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit