Transmetuar më 18-04-2014, 23:59

Një shpërthim i fuqishëm tronditi banorët pranë shkollës Teknologjike në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Ngjarja u lokalizua në një godinë trekatëshe, në orën 22.30 të mbrëmjes së të premtes.

Në vendngjarje, mbërritën forca policore dhe nga reparti zjarrfikës.

Policia thotë se dy familje kërkuan ndihmën e tyre kur njoftuan për shpërthimin.

Dyshimet e para janë se një sasi lënde plasëse është vendosur duke u komanduar në distancë.

Hetimet po kryhen për të konfirmuar mënyrën dhe shkaqet e këtij shpërthimi që ka shkaktuar dëme materiale. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit