Transmetuar më 18-04-2014, 23:16

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer sonte në derën hyrëse të komisariatit të policisë në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe nga shpërthimi i eksplozivit sipas policisë janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.

Policia dyshon që sasi e tritolit të jetë hedhur nga një distancë e afërt pa u pikasur nga roja e komisariatit, i cili i ka shpëtuar nga shpërthimi.

Për të zbardhur ngjarjen policia ka shoqëruar për në komisariat disa persona në cilësinë e dëshmitarit, nëse keta të fundit kanë mundur të identifikojnë autorin e atentatit.

Ky është shpërthimi i tretë që ka ndodhur brenda këtij viti në komisariatin e Fushë Krujës, për të cilat policia nuk ka mundur të identifikojë asnjerin prej autorëve.

Pak minuta para ngjarjes, policia e Fushë Krujës, mundi të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme eksplozivi në fshatin Krastë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit