Transmetuar më 19-04-2014, 00:33

Një sasi e konsiderueshme tritoli u bllokua mbrëmjen e sotme nga policia në Fushë-Krujë.

Sasia prej 25 kg lëndë eksplozive e llojit tritol u gjet në automjetin Opel  tip-Vectra në qytetin e Fushë-Krujës.

Autorët sapo diktuan policinë u larguan menjëherë duke braktisur mjetin me lëndë plasëse.

Burime nga policia thanë për NOA-n se janë identifikuar autorët e dyshuar të cilët janë shpallur në kërkim.

Policia u vu në lëvizje për kapjen e tyre, por të dyshuarit shfrytëzuan errësirën për t’u arratisur në zonat e thella të Fushë-Krujës.

Mësohet se lënda eksplozive po transportohej për t’u shitur nga autorët.

Ende nuk dihet se nga vinte tritoli dhe destinacioni përfundimtar, por policia tha se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit