Transmetuar më 18-04-2014, 21:30

Në momentin e incidentit të ndodhur me tragetin Sewol, i cili u përmbyt të mërkurën në Korenë e Jugut, i cili kishte në bord qindra persona, me sa duket, në drejtimin e timonit të anijes ka qenë një vajzë e re 26 vjeçare.
Sipas burimeve, 26 vjeçarja, anëtare e ekuipazhit, ka qenë duke zëvendësuar kapitenin Lee Joon-seok.
E reja është pranuar në bordin e anijes dhe është punësuar pranë saj prej 6 muajsh, ndërkohë që kishte eksperiencë prej një viti me lundrimin dhe anijet.
Sipas mediave të Seulit, Prokuroria ka kërkuar mandat arresti për 26 vjeçaren, e cila nuk është gjetur ende. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





