Transmetuar më 18-04-2014, 20:08

Fudhë-Krujë, 18 prill 2014, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë Krujë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Burimet e agjencisë Noa.al bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes, dy persona kanë ngelur të plagosur dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Njëri prej tyre mësohet të jetë identifikuar si Besnik Murri, ndërsa identiteti i personit tjetër nuk është bërë ende i ditur. Ata janë transportuar me shpejtësi për në spital.

Po të njëjtat burime informojnë se midis tyre janë përplasur mjeti tip Peugeot me targë AA 212 GP, furgoni tip Sprinter me targë KR 4700 A si dhe mjeti tip Ford Fokus me targë KR 28 66 A.

Ndërkaq, policia ka mbërritur me shpejtësi në vnedngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit