























Në vitin 1938, kur ndërmarrja automobilistike e sapolindur, Volkswagen, e njohur ndryshe edhe si makina e popullit, nisi të prodhojë llojin e makinës Typ 1, mbase as që e ka imagjinuar se mund të shndërrohej në një nga makinat ikonë e të gjitha kohëve.
Typ 1 është emri i koduar i Maggiolino Volkswagen, i “lindur” për shkak të vullnetit të Adolf Hitlerit dhe e bdërtuar nga Ferdinand Porsche. Ajo është prodhuar deri në vitin 2003 dhe ka shitur plotë 22 milionë ekzemplarë.
Nuk është vetëm një nga makinat që kanë zgjatur më shumë kohë në histori, por edhe makina e katërt më e shitur e të gjitha kohëve (pas Toyota Corolla, Ford F-150 e Volkswagen Golf).
Një makinë e tillë nuk mund të mos ishte në versione të ndryshme. Nuk mungojnë pamjet ironike, humoristike, serioze dhe argëtuese të Typ 1, të cilat do t’i gjeni duke shfletuar galerinë më poshtë. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





