Transmetuar më 18-04-2014, 17:09

Lezhë, 18 prill 2014, NOA.al- Policia e Lezhës ka mundur të vejë përsëri në pranga 17 vjeçarin, i cili u arratis nga ambientet e komisariatit të këtij qyteti.
Sipas policisë bëhet e ditur se Ndue M., 17 vjeç, është hedhur nga kati i dytë i ndërtesës së komisariatit, ndërkohë që ishte duke u dërguar në dhomat e paraburgimit.
Ai ishte arrestuar për shkak të plagosjes me thikë për motive të dobëta të 18 vjeçarit me iniciale M.S, në këtë qytet. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





