


Nëse partneri juaj bën indiferentin kur kalon para një pasqyre, mos i besoni. Sipas një studimi të fundit anglez, duket se meshkujt shqetësohen po aq sa femrat lidhur me pamjen e tyre fizike.
Studimi tregon se gjithnjë e më shumë meshkujt mbajnë nën kontroll pamjen e tyre, ku mesatarisht kalojnë tre orë në javë duke u kujdesur për trupin.
19% e meshkujve kanë si frikë kryesore rënien e flokëve, 58% barkun, 14% muskujt, rreth 10% bardhësinë e dhëmbëve.
Pikërisht prej këtyre frikërave ata janë zakonisht në ankth, merren me stërvitje dhe ndjekin një regjim të caktuar ushqimor.
Gjithashtu rreth 75% e të pyeturve shprehen se merren me pamjen fizike shumë herë më shumë se sa prindërit e tyre.
Ky përkushtim ndaj pamjes prek kryesisht meshkujt në moshë rë re, pasi një problem trupor apo në paraqitjen e tyre sipas meshkujve, thuhet se sjell raporte të kushtëzuara në shoqëri./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





