
Shkodër, 18 prill 2014, NOA.al- Një banesë e përfshirë nga flakët dhe një person i djegur brenda saj. Është ky bilanci i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Shkodër.
Korrespondenti i noa.al njofton se në lagjen "Peras", si pasojë e flakëve të zjarrit të rëna në ambientet e një shtëpie, ka gjetur vdekjen një i moshuar.
Flakët kanë shpërthyer në ballkonin e shtëpisë dhe më pas janë përhapur në gjithë ambjentet e brendshme.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se viktima është 70 vjeçari Fatlum Anamalaj, i cili ka ndërruar jetë nga asfiksia dhe perfshirja e baneses ne flake, ndërsa ndodhej i vetëm atje.
Policia dyshon se shkak i flakëve ka qene një bombule gazi qe ka pasur rrjedhje duke provokuar zjarrin. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





