
Fier, 18 prill 2014, NOA.al- “Verbas” u kodua operacioni i policisë së Fierit i cili bëri të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se u bë arrestimi në flagrancë i Ilir Hoxhës, i cili u ndalua në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Patosit.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurise “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
24 vjeçari akuzohet se në muajin shtator të vitit 2012 në fshatin Verbas të Fierit, në bashkëpunim me të shpallurin në kërkim Shpëtim Bishani, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip automatik shtetasin S.M./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





