Transmetuar më 18-04-2014, 09:54

Ka mbërritur dita e shumëpritur për futbollistin italian Mario Balotelli. Sulmuesi e ekipit të Milan, më në fund ka përqafuar vajzën e tij Pia, e lindur në muajin dhjetor të vitit 2012.

Pia është fryt i lidhjes së futbollistit me showgirlin italiane Raffaella Fico. Takimi mes tyre ndodhi në sallën e gjykatës për të miturit në Napoli.

Mësohet se gjatë kësaj seance SuperMario pranoi detyrimet e atësisë, kjo pasi provoi se ishte vërtetë babai i vogëlushes, duke bërë testin e ADN-së.

Balotelli gjatë kësaj dite mori leje nga ana e Milan, ndërsa takimi me të bijën zgjati për rreth 50 minuta./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit