
Tiranë, 18 prill 2014, NOA.al- Një tentativë grabitjeje me armë ka ndodhur në zonën e Paskuqanit, në periferi të Tiranës.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në ambientet e një banese, ku persona të armatosur kanë hyrë brenda saj.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se kanë qenë katër persona të armatosur ata që kanë mësyrë në banesë, por pasi ka dalë i zoti i shtëpisë janë larguar pa marrë gjë.
Për kapjen e grabitësve, pas denoncimit të këtij rasti, janë ngritur postblloqe të ndryshme nga policia.
Nuk dihen ende detajet e kësaj përpjekjeje për plaçkitje, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në ambientet e banesës dhe po shqyrtojnë provat në vendin e ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





