
Tiranë, 18 prill 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e premte, 18 prill 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Pensionet, zbulohet skema e re, 4 ndryshimet në ligj”.
Tituj të tjerë janë; “Mazhoranca çahet për trafikun e drogës, Braçe: Ka informacion”.
“Tritol në makinë, pronarit të “Aragostës” në Durrës”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “350 milionë dollarë për 1230 firma. Lista zyrtare Ministria e Financave jep paratë e papaguara nga qeveria Berisha”.
Tituj të tjerë janë; “Erion Veliaj: 4 ndryshime në skemën e pensioneve”.
“Zbulohet avioni që transporton drogën e qeverisë”.
“Aldo Bumçi: PD në Tiranë, shtohen degët dhe kryetarët”.
Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “Skadon ultimatumi për opozitën. Mazhoranca nis e vetme procedurat për reformën administrative”.
Tituj të tjerë janë; “Droga me avionë, batuta me mushkonja në Kuvend”.
“Durrës, atentat me eksploziv pronarit të “Aragostës”.
“Vendimi, dënohet me 25 vjet burg “monstra i Laprakës”.
Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin, “Arvizu- shqiptarëve dhe gjyqësorit: T’iu vijë për të vjellë nga korrupsioni. Ambasadori amerikan, apel pa dorashka shqiptarëve për luftën kundër korrupsionit. “Hallka më e dobët në sektorin gjyqësor është vetë sistemi i gjykatave dhe gjykatësve”.
Tituj të tjerë janë; “Beteja e avionëve në Kuvend, përballja Rama- Berisha për trafikun”.
“KLSH: Rishikoni lejet, vetëm në Durrës 560 mijë euro dëm me legalizimet”.
“Hila: Opozita sheh serialet e Eskobarit, asnjë dosje për trafik me avionë”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Në Ballkan: Banditizëm, korrupsion dhe monopole. Flet Joseph Daul, President i PPE-ve dhe deputet i Parlamentit Europian. Pjesëmarrës në darkën tek "Krokodili" mes Sali Berishës dhe Edi Ramës”.
Tituj të tjerë janë; “Gjyqtari Gjin Gjoni padit në Prokurori, kryetarin e Apelit, Alaudin Malaj”.
“Rama: Opozitës i duken mushkonjat si avionë”.
“Ministri Veliaj: Do të ulet mosha e pensionit për minatorët”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





