Transmetuar më 18-04-2014, 08:53

Një grup turistësh francezë dhe shoqërues të tyre shqiptarë të cilët mbetën të bllokuar nga dëbora në zonën e Thethit mbrëmjen e djeshme janë zhbllokuar, pak pas mesditës së të premtes. Grupi i turistëve francezë përbëhej nga rreth 11 persona të cilët po udhëtonin me 4 automjete.

Ndërkohë duke folur për mediat kryetari i komunës Shalë, Pal Vuksani, deklaroi se u punua intensivisht për zhbllokimin e tyre, duke konfirmuar se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Lajmi për bllokimin e tyre u konfirmua për noa.al nga burime zyrtare të ministrisë së Brendshme, ku u tha se: “Rreth orës 20:00 në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile nga specialisti i emergjencave civile të Prefekturës së Qarkut Shkodër, është raportuar se një grup turistësh francezë, të cilët ishin nisur me automjetet e tyre nga Thethi për në Shkodër, janë bllokuar sot pasdite në aksin rrugor Theth – Bogë në vendin e quajtur Qafë Thore”.

Në ndihmë të personave në rrezik shkuan forcat e policisë të Shkodrës, kryetari i Komunës Shalë dhe komuniteti i zonës./a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit