Transmetuar më 17-04-2014, 21:21

NASA deklaroi zyrtarisht zbulimin e një planeti të banueshëm në orbitë pranë një ylli, në një distancë e cila i ka të gjitha kushtet për praninë e ujit të lëngshëm në sipërfaqe.

Trupi i ri qiellor i quajtur Kepler-186f, bën pjesë në një sistem prej pesë planetesh në orbitë, përreth yllit Kepler-186, i cili është më i ftohtë dhe me përmasa sa gjysma e diellit tonë.

Ky planet ndodhet 500 vite dritë larg Tokës, në ujësinë e Cingo. Kepler-186f është një planet i cilësuar si i banueshëm, për shkak të zonës ku ndodhet dhe kushteve të cilat mund të mbajnë jetë.

Shkencëtarët thonë se për momentin nuk kanë asnjë të dhënë rreth atmosferës së Kepler 186f, por ajo do të jetë objekt i studimeve dhe vëzhgimeve të teleskopëve në të ardhmen me shpresën se do të bien në gjurmët e përbërëseve që mundësojnë jetën.

Për shkak të pranisë së ujit të lëngshëm në sipërfaqe, nga ana e shkencëtarëve thuhet se ky planet është shumë i ngjashëm me Tokën.

“Ndoshta kemi zbuluar një planet me përmasat e Tokës, që përthith të njëjtën energji nga ajo që përthith Toka, por ajo që ndryshon është se Kepler 186f rrotullohet rreth një ylli krejtësisht të ndryshëm nga Dielli ynë. Ndaj ndoshta nuk duhet të nxitohemi dhe të themi kemi gjetur binjakun e Tokës, por ‘kushëririn’ e planetit tonë po”, thotë Thomas Barclay, nga grupi i shkencëtarëve që morën pjesë në këtë zbulim./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit