Transmetuar më 17-04-2014, 20:54

Skrapar, 17 prill 2014, NOA.al- Një banesë është grabitur në Skrapar, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë me dhunë.

I zoti i shtëpisë së grabitur Lulzim O., pretendon se në banesën e tij është grabitur një shumë e madhe parash.

“Më vodhën 35 milionë lekë të vjetra”, mësohet të ketë thënë i zoti i shtëpisë gjatë denoncimit të bërë në polici.

Menjëherë nga ana e uniformave blu nisi puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe të për identifikuar dhe kapur autorët.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur grabitja dhe marrja e parave, ndërsa nga ana e uniformave blu vijon puna për zbulimin e detajeve si dhe për të zbuluar shumën e saktë të parave të marra, duke punuar mbi gjurmët e vjedhjes në banesë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit