


Para se të fitonte një çmim Oscar më shumë se të merituar falë filmit “The Fighter”, aktori Christian Bale e transformoi tërësisht trupin e tij, duke humbur plot 28 kilogramë, ose thënë ndryshe rreth 1/3 e trupit të tij.
Nëpërmjet këtij dobësimi ekstrem ai arriti në peshën e 55 kilogramëve, duke interpretuar denjësisht rolin e Trevor Reznik.
Për të arritur në këtë rezultat mësohet se Christian ka ngrënë vetëm një kokërr mollë në ditë dhe një kuti me peshk ton, për javë të tëra si dhe duke pirë gjithashtu një sërë kafesh dhe duke shpeshtuar numrin e cigareve.
Në këtë mënyrë Bale u bë një personazh epik, dhe skeletor në të njëjtën kohë. Por në këtë dobësim të tij ai u ndihmua nga trajneri personal Efua Baker. Më tej pas përfundimit të xhirimeve, ai rinisi të marrë peshë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





