
Tiranë, 17 prill 2014, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim lamtumire ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi.
Gjatë takimit kryedemokrati vlerësoi rolin që ambasadori Sequi ka luajtur këto vite në Shqipëri duke kontribuar në procesin e integrimit europian të vendit.
Në vijim ai e siguroi diplomatin europian se Partia Demokratike mbetet një mbështetëse e palodhur dhe pa kushte e integrimit europian të Shqipërisë.
Nga ana e tij ambasadori Sequi falenderoi Bashën për mikpritjen dhe shprehu vlerësimet e tij për qëndrimet e Partisë Demokratike në qeveri dhe në opozitë në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





