
Lezhë, 17 prill 2014, NOA.al- Një vrasje është parandaluar në qytetin e Lezhës, ndërsa është arrestuar në kushtet e flagrancës një i ri.
Nga ana e uniformave blu siç raporton Noa.al, u bë arrestimi në flagrancë i Klevis Prengës, të cilit iu gjet me vete një armë zjarri tip beretë me 11 fishekë.
Nga dyshimet e para të policisë thuhet se Prenga kishte dalë për të vrarë hasmin, pasi familja e tij kishte hasmëri me një familje tjetër dhe ishte bërë gati për të kryer ekzekutimin.
Mësohet se Prenga rreth një vit më parë kishte mbetur i plagosur me automatik, ndërsa tashmë kishte si synim ekzekutimin e autorit të plagosjes së tij por edhe familjen e këtij të fundit.
Mirëpo informacionet e marra nga uniformat blu bënë të mundur parandalimin e krimit, ndërsa lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





