Transmetuar më 17-04-2014, 14:55

Një amerikan i moshës 39 vjeçare u ekzekutua në Texas, pasi ishte dënuar për vrasje të trefishtë të ish-të dashurës së tij, të djalit të saj dhe të nënës së ish-partneres.
Ky fakt bëhet i ditur nga autoritetete e burgut amerikan. Jose Villegas u deklarua i vdekur pasi iu bë një injeksion vdekjeprurës, në orën 19:04 në dhomën e ekzekutimit të Huntsville.
Departamenti i drejtësisë në Texas, bën me dije se ky është ekzekutimi i 17-të brenda këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i shtati në Texas./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





