
Kurbin, 17 prill 2014, NOA.al- Frika se bashkëshortja nuk e dashuron ka çuar në spital një 28-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Lusian M., banues në Fushë-Milot të Kurbinit u dërgua dje në spitalin Neuropsikiatrik në Tiranë në gjendje të rëndë mendore.
Më herët gruaja e tij L.M., 25 vjeç e denoncoi atë në polici për ushtrim dhunë. Sipas policisë 28-vjeçari kishte dhunuar barbarisht gruan për motive xhelozie ndërsa policia e gjeti atë në gjendje shoku.
Burime nga policia i thanë Noa.al se ai përsëriste vazhdimisht “Gruaja ime nuk më do, si t’ia bëj”.
Për rrjedhojë i riu u dërgua menjëherë në spital ndërsa ndaj tij nisën hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Bëjmë me dije se dy javë më parë Lusian M., denoncoi zhdukjen e bashkëshortes së tij e cila ishte larguar nga banesa për shkak të konflikteve në çift.
Mësohet se çifti ka dy fëmijë të mitur të cilët shpesh herë janë bërë dëshmitarë të konflikteve të prindërve të tyre./k.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





