
Kamarieri i një lokali në rrugën Tiranë-Durrës është përballur gjatë detyrës së tij me dy klientë të dehur të cilët e kanë rrahur. Ngjarja ndodhi rreth orës 01 :00 të mëngjesit të sotëm në ambientet e një lokali kur Agron Y., dhe L.Xh., kanë goditur me grushte dhe gota në kokë kamarierin Kushtrim Rr.
Efektivët e policisë të sinjalizuara për ngjarjen nisën hetimet për të zbardhur rrethanat. Burime nga policia thanë për Noa.al se dy klientët në gjendje të dehur kanë nisur një debat me kamarierin për mënyrën e shërbimit.
"Pse nuk na shërben" mësohet të kenë thënë dy personat të cilët më pas nisën të fyenin të riun. Ky i fundit ka tentuar të shmangë sherrin por klientët e kanë goditur atë me grushte dhe gota duke e dëmtuar në kokë. Policia tha se ndaj dy personave ka nisur procedimi penal për plagosje./k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





