Transmetuar më 17-04-2014, 14:12

Jetoi për 9 vjet e mbyllur në një garazh në Buenos Aires, nën shoqërinë e një majmuni dhe të disa qenve, e kequshqyer dhe e torturuar.

Makthi i një vajze argjentinase 15 vjeçare përfundoi kur policia hyri për kontroll në shtëpinë e një çifti i cili e kishte në kujdestari të përkohshme, qysh prej vitit 2001 dhe e liroi.

Vajza ushqehej vetëm me bukë dhe ujë, ndërsa peshonte vetëm 20 kilogramë. Kujdestarët e saj u arrestuan.

Kujdestarët e saj të dy me moshë 40 vjeçare ishin ndjekës të kultit "Santa Morte", ndërsa vajzën e keqtrajtonin e dhunonin dhe e kishin lidhur për të evituar që të arratisej. 15 vjeçarja kishte edhe vonesa mendore dhe prej garazhit kishte dalë vetëm dy herë në 9 vjet.

Në vitin 2001 vajza i ishte besuar çiftit në kujdestari të përkohshme, pasi gjykata i kishte cilësuar si të padenjë prindërit e saj biologjikë të cilët kishin edhe 7 fëmijë të tjerë ndërsa situata e tyre ekonomike ishte tejet e keqe. Dy familjet mbajtën kontakt deri në vitin 2005 ndërsa më tej humbën çdo kontakt. Por gjithçka u zbulua kur një motër e 15 vjeçares, tashmë në moshë madhore nisi ta kërkojë dhe zbuloi se diçka nuk shkonte me të./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit