
Kukës, 17 prill 2014, NOA.al- Arrestohen 3 të rinj, pasi goditën me grushta Shefin e Rendit. Ngjarja është shënuar para pak minutash në qytetin e Kukësit.
Sipas policisë, tre shtetasit e arrestuar janë Leonard Shehu, Feta Muja dhe Izmi Axhami.
Këtë shtetas kanë ngacmuar disa vajza, të cilat janë ankuar më pas tek Shefi i Rendit E.Dervishi. Ky i fundit ka ndërhyrë për të sqaruar situatën, por është përballur me reagimin brutal te tre të rinjve të cilët e kanë goditur me grushta.
Menjëherë kanë ndërhyrë efektivët e policisë se Kukësit, të cilët kanë bërë të mundur prangosen e tre të rinjve, ndërsa Shefi i rendit është dërguar në spital ku i është ofruar ndihma e parë. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





