
Kushëriri i Alket Rizait është vrarë mëngjesin e sotëm në burgun grek në Patra, konfirmojnë për noa.al, burime zyrtare nga Polcicia e Greqisë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 09:45 në mjediset e brendshme të burgut grek, ku djali 24 vjeçar, kushëriri i Alket Rizait, në rrethana që ende po hetohen, u qëllua me thikë nga një tjetër shqiptar që gjendej në burgun Shën Stefanu të Patrës.
Krimi ndodhi në mjediset e burgut ku lejohet blerja e ushqimeve dhe produkteve higjienike. Teksa të dënuarit kishin dalë për blerje, mes tyre ishte dhe 24 vjeçari i cili po blinte fruta. Në këtë moment iu afrua agresori 32 vjeçar.
Autori e qëlloi pesë herë me thikë kushëririn e Alket Rizait duke i marrë jetën. 32 vjeçari u arrestua nga gardianët dhe u dërgua në një qeli izolimi.
Viktima ishte i dënuar 12 vjet për grabitje, ndërsa autori i krimit, i dënuar me burgim për trafik droge dhe posedim arme zjarri pa leje. /n.s/noa.al/
Alket Rizai, gjithçka për njeriun e arrative
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





